Dronët po sulmojnë qytetin e Sevastopolit në Krime dhe mbrojtja kundërajrore tashmë ka rrëzuar dy avionë, tha sot guvernatori i qytetit, Mihail Razvozhaev.
Më parë, dronët u rrëzuan mbi Sevastopol më 1 dhe 8 nëntor.
“Mbrojtja jonë kundërajrore po funksionon tani. Një sulm me dron është duke u zhvilluar. Sipas informacioneve paraprake, dy drone tashmë janë rrëzuar. Të gjitha forcat dhe shërbimet janë në gatishmëri”, shkroi Razvozhaev në Telegram, transmeton Fol Drejt.