Raketat ruse goditën terminalet e grurit në një ndërmarrje bujqësore në rajonin e Odesës në natën e katërt radhazi të sulmeve ajrore në Ukrainën jugore, tha guvernatori rajonal, raporton Al Jazeera.
“Fatkeqësisht, terminalet e grurit të një ndërmarrje bujqësore në rajonin e Odesës u goditën. Armiku shkatërroi 100 ton bizele dhe 20 ton elb, “tha guvernatori rajonal i Odesa, Oleh Kiper, duke shtuar se dy persona ishin lënduar në sulm.
Kiper tha se Rusia kishte sulmuar me raketa lundrimi Kalibr që u gjuajtën nga Deti i Zi në lartësi të ulët për të anashkaluar sistemet e mbrojtjes ajrore.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan një zjarr që digjej midis ndërtesave metalike të thërrmuara që dukej të ishin depo dhe një automjet zjarrfikës të dëmtuar rëndë.
Moska thotë se ka kryer “sulme hakmarrëse” këtë javë pasi u largua nga marrëveshja e eksportit të grurit të Detit të Zi dhe akuzoi Ukrainën se qëndron pas shpërthimeve të së hënës në një urë që përdoret për transportimin e furnizimeve ushtarake ruse.