Imami Fetullah Gylen, i cilësuar si terrorist nga Turqia, për shkak të dirigjimit të Grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016, ka gjetur kohë për një intervistë të gjatë me konservatoren gjermane Die Welt.
Dikur mik i presidentit Rexhep Taip Erdgoan dhe sëbashku luftuan laikët turq, sot vetë Gylen, nuk e fsheh inatin drejtuar kundër presidentin të Turqisë.
“Erdogan do përfundojë si Hitleri ose Stalini,” tha Gylen, përcjell foldrejt.com. “Kundërshtari më i madh i tij është vetëvetja.”
Më tutje Gylen shtoi se Erdoganin e ka mbështetur në fillim në baza demokratike, por pushteti e prishi atë duke e kthyer në një diktator. Ai poashtu foli se në Turqi duhet t’u jepen më shumë të drejta kurdëve, që të mësojnë gjuhën e tyre sëbashku me atë turke./Foldrejt.com