Kanë nisur procedurat e kallëzimit penal për 22 policë që morën pjesë në aksionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, nën dyshimet se i përkisnin një organizate që Turqia e pandeh si të jashtëligjshme.
Prokuroria ka bërë me dije se kallëzimi penal është bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës, ku 22 të pandehur janë duke u intervistuar në lidhje.
Kallëzimi penal na kthen në mars të vitit 2018, kur me kërkesë të autoriteteve turke, inteligjenca Kosovare në bashkëpunim me policinë patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq, të dyshuar se i përkisnin lëvizjes “Hizmet” e cila udhëhiqet nga lideri kontrovers me bazë në SHBA, Fetullah Gylen.
Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016.
Mediat dhe analistët e pritën dëbimin e tyre me “gjueti shtrigash” ku ndaj presidentit Hashim Thacit u hodhën akuza për “miqësi me Erdoganin” dhe “armiqësi me Perëndimin”.
Teksa këta të fundit e kanë kritikuar aksionin, autoritetet turke në vazhdimësi e kanë falënderuar Kosovën për këtë bashkëpunim. Detajet e ekstradimit të tyre të shpejtuar mbeten ende mister, ndërsa vitin e kaluar Kuvendi i Kosovës themeloi një Komisionin Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të tyre.