Manchester City fitoi 3:1 ndaj Leicesterit në xhiron e 31-të të Premierligës. Golin e parë e shënoi John Stones, ndërsa dy të tjerët Erling Haaland.
Sulmuesi i pandalshëm norvegjez fillimisht shënoi një penallti në minutën e 13-të, e më pas në minutën e 25-të.
Kështu Haaland arriti golin e tij të 32-të në Premier League këtë sezon dhe barazoi rekordin e Mohamed Salah për numrin e golave që nga 38 ndeshje që janë luajtur në ligë. Vetëm Andy Cole dhe Alan Shearer shënuan më shumë, nga 34 secili, por atëherë u luajtën 42 ndeshje.
Kujtojmë, ky është sezoni i parë i Haalandit në Angli. Verën e kaluar ai erdhi nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro, transmeton Fol Drejt.