Futbollisti i Manchester Cityt, Erling Haaland nga Norvegjia, ka pranuar se ka dashur të shënojë gjashtë gola në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Leipzigut, raportojnë mediat britanike.
Manchester City u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mbrëmë në shtëpi fitoi me rezultat 7:0. Në ndeshjen e parë të luajtur në Leipzig ishte 1:1. Haaland shënoi pesë gola për Manchester Cityn mbrëmë, por menaxheri i klubit anglez, Pep Guardiola, vendosi që në minutën e 63-të ta nxjerrë jashtë loje sulmuesin norvegjez.
“I thashë Guardiolës se do të doja të arrija një ‘hat-trick të dyfishtë’, por çfarë mund të bëj”, tha Haaland, transmeton Fol Drejt.