Sulmuesi i pandalshëm i Manchester Cityt, Erling Haaland mori çmimin për futbollistin më të mirë në Angli për sezonin 2022/23.
Bëhet fjalë për përzgjedhjen e Shoqatës së Gazetarëve të Futbollit (FWA), sipas së cilës Haaland ka mposhtur garën duke fituar deri në 72 për qind të votave. Bukayo Saka nga Arsenali përfundoi i dyti , dhe shoku i skuadrës së Saka dhe bashkatdhetari i Haaland Martin Odegaard përfundoi i treti, përcjell Fol Drejt.
Sulmuesi i Cityt ka shënuar deri në 51 gola në 47 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, dhe skuadra e tij është ende në garë për trefishin.
Sezonin e kaluar çmimin e fitoi Mohamed Salah , ndërsa sezonin më parë Ruben Dias .
Në mesin e futbollisteve, titullin për këtë sezon e ka fituar Sam Kerr nga Chelsea.
Haaland dhe Kerr do t’i marrin zyrtarisht çmimet në festimin e 75-vjetorit të çmimit në Londër më 25 maj./FolDrejt/
BREAKING NEWS – Erling Haaland and Sam Kerr are this year’s Footballer of the Year and Women's Footballer of the Year. Congratulations to the @ManCity and @ChelseaFCW
players. More to follow, full details on our website: https://t.co/NkyhxCyToR #FOTY75 pic.twitter.com/GVW7DxYT2s— The Football Writers' Association (@theofficialfwa) May 12, 2023