Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland ka shënuar 5 gola në fitoren e thellë të Manchester Cityt në ndeshjen e kthimit ndaj RB Leipzig në Etihad Stadium, shkruan Fol Drejt.
City shënoi fitore 7-0, me Haaland që shënoi 5 nga to dhe barazoi rekordin e Lionel Messit, i cili kishte shënuar 5 gola në një ndjeshje të Ligës së Kampionëve. Edhe Messi shënoi 5 gola ndaj një kundërshtari gjerman, Bayer Leverkusen.
Dy golat tjera për Qytetarët i shënuar Gundogan dhe De Bruyne.
City kualifikohet për në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 7-1.
Nga ana tjetër, kualifikimin e ka siguruar edhe Inter, që luajti 0-0 me Porton në Portugali, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 1-0 në Itali. /FolDrejt/