Ende disa javë para hapjes së tregut të transferimeve, Manchester City konfirmoi dje nënshkrimin e Erling Haaland me synimin për sezonin e ardhshëm.
I pyetur pikërisht për këtë lëvizje, trajneri i skuadrës së Anfield, Jurgen Klopp, nuk ka kursyer asnjë vlerësim për sulmuesin vdekjeprurës që do t’i bashkohet rivalit të tij të madh në verë.
“City nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një ekip që fiton falë një lojtari të vetëm. Ata kanë një mënyrë specifike të lojës, dhe unë mendoj se Erling do të kuptojë se do të shënojë shumë gola, ku ai thjesht duhet të vendosë këmbën e tij. Ai u lëndua disa herë në Dortmund, por kur është në formë ai është një bishë e vërtetë. Fatkeqësisht, është një nënshkrim i mirë” , ka pranuar ai në një konferencë për shtyp. /abcnews.al/