Erling Haaland sot shënoi sërish tre gola dhe i dha tre pikë ekipit të tij. Ai ka vetëm 8 gola më pak se rekordi i shënuar në një sezon në Premier League. Kujtojmë se ai ka ende 18 xhiro përpara.
Manchester City ka humbur pak në Premierligë në periudhën e fundit, për këtë është ankuar edhe trajneri Pep Guardiola para takimit të sotëm. Ai tha se siç duket këshillat e tij nuk po merren më seriozisht pasi fitoi aq shumë tituj të Premier Ligës. Kjo nuk vlen për Haaland, i cili u transferua në City verën e kaluar. Norvegjezi është i uritur për gola. Ai shënoi të tre golat në fitoren 3-0 të Cityt kundër Wolverhampton sot, duke tejkaluar tani numrin e arritur nga Heung-Min Son dhe Mohamed Salah sezonin e kaluar. Të dy shënuan nga 23 gola, dhe Haaland tani ka 25. Ai shënoi për herë të parë në minutën e 40-të pas pasimit të De Bruyne .
Dhjetë minuta më vonë ai realizoi me sukses një penallti dhe në minutën e 54-të shtoi një të tretën. Pas një gabimi të portierit mysafir, Mahrez. Haaland ka vetëm 8 gola më pak, por ai mund të arrijë rekordin për numrin e golave pasi i ka edhe 18 ndeshje për t’i luajtur në Premier League.
Mbajtësit e rekordeve janë Shearer dhe Cole, të cilët shënuan nga 34 gola në një sezon, transmeton Fol Drejt.