Gjermania do të pajtohej me një ndalim të gazit rus në mbarë Evropën, por vendet e tjera jo, që do të thotë se do ishte më mirë të fokusohej në mbylljen e boshllëqeve në regjimin e sanksioneve sesa zgjerimin e tij, tha ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Kompanitë gjermane nuk po përdorin më gaz rus, tha ai. “Pra, për sa më përket mua, ne mund ta ndërpresim lidhjen plotësisht,” tha ai.
Disa vende në Evropën Lindore janë shumë më të varura nga energjia ruse, tha ai. /FolDrejt/