Pas rreth katër muajsh pas zgjedhjeve parlamentare, më në fund LDK dhe VV po duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe nesër pritet të votohet pa probleme qeveria e re. Sëpaku kështu paralajmërojnë burime nga të dyja partitë.
Sipas këtyre burimeve, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka hequr dorë edhe nga pozita e kryeparlamentarit, e cila deri më tani ishte pozita që pengonte një koalicion mes këtyre partive.
Tutje, burimi në fjalë ka konfirmuar gjithashtu se dy liderët e partive janë në komunikim të vazhdueshëm.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri duke marrë post ministror. Vendin e tij do marrë Vjosa Osmani. Kurse pas zgjedhjes së presidentit, atëherë kryeparlamentarin do e marrë përsëri VV./Foldrejt.com