Pejgamberi a.s. ka thënë:
Gjashtë gjëra janë të huaja në gjashtë vende:
1. Xhamia është e huaj mes njerëzve të cilët nuk e adhurojnë Zotin në të.
2. Libri është i huaj mes njerëzve që nuk e lexojnë
3. Kur’ani është i huaj mes mëkatarëve që kanë vetëmburrje dhe vetëpëlqim.
4. Gruaja me moral është e huaj mes njerëzve të padrejtë dhe imoralë.
5. Burri i karaktershëm është i huaj mes grave të pakujdesshme për vlerën e tyre.
6. I dituri, i mençuri dhe i urti janë të huaj në mesin e atyre që nuk duan të këshillohen dhe t’i dëgjojnë.
I Dërguari a.s. në fund shtoi: “Allahu nuk do t’i shikojë dhe as mëshirojë këta Ditën e Llogarisë.”
Shkruar: Myftinia Dibër