Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njoftoi se sot ka udhëtuar drejt Hagës, i shoqëruar nga bashkëpartiakët Uran Krasniqi dhe Abelard Tahiri.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë.
Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, u shpreh Krasniqi./FolDrejt/