Sot në Hagë fillon gjykimi i ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në paraburgim, shkruan Fol Drejt.
Gjykimi fillon për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ata akuzohen në 10 pika. Gjashtë aktakuza i akuzojnë ata për krime kundër njerëzimit, ndërsa katër të tjera i akuzojnë për krime lufte. Secili nga të akuzuarit akuzohet në bazë të përgjegjësisë penale individuale në gjashtë pika për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.
Përveç kësaj, secili nga të akuzuarit akuzohet për katër akuza për krime lufte, përkatësisht: arrestim dhe privim lirie të paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.
Prokuroria dhe përfaqësuesit e të akuzuarve do të kenë mundësinë të paraqesin fjalët hyrëse dhe më 11 prill do të fillojnë me paraqitjen e provave, përfshirë dëshmitarët e parë të prokurorisë. /FolDrejt/