Gjyqi i financuesit të dyshuar të gjenocidit të vitit 1994 në Ruandë, Felicien Kabuga është shtyrë në Hagë derisa të përcaktohet nëse gjendja e tij shëndetësore e lejon atë të dalë në gjyq.
Kabuga do të përballet me gjyqin pasi iu shmang arrestimit për 26 vjet, por avokatët e tij thonë se klienti i tyre ka demencë dhe nuk është kompetent për t’u gjykuar, raportoi sot BBC.
Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur për Gjykatat Penale ka rënë dakord për një ndërprerje ndërkohë që vlerësohet shëndeti i Kabugas, transmeton Fol Drejt.