Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka theksuar të dielën se ekziston mundësia që Hagia Sofia të kthehet përsëri në xhami, e njohur ndryshe edhe si një ndër shtatë çuditë e botës, ashtu siç shërbente deri 1935, shkruan foldrejt.com.
“Kjo nuk është e pamundur. Ne edhe mund të ndryshojmë emrin në Xhaminë Ajasofia,” tha Erdogan.
Tërthorazi Erdogani ka kritikuar edhe Ataturkun, kur ka theksuar se nuk i shërbente mentalitetit turk “shekullarizimi i skajshëm i partisë CHP gjatë viteve 30-ta të shekullit të kaluar.”
Hagia Sofia vlente si kisha kryesore bizantine derisa Stambollin e pushtoi Sulltan Fatih Mehmeti në 1453 dhe e ktheu atë në xhami.
Në 2015 brenda Hagia Sophisë është recituar kuran, 85 vjet pas ndalimit. Ndërsa poashtu, edhepse në të nuk falet, nga Hagia Sofia këndohet ezani./Foldrejt.com