Komisioneri i zgjerimit Johanes Hahn është pyetur edhe për dialogun Prishtinë-Beograd, ku thotë se tashmë zgjidhja mes Serbisë dhe Kosovës “është pika qendrore për zhvillimin e gjithë rajonit.”
Zgjidhja e konfliktit do jetë prioritet për Komunitetin Ndërkombëtar, pas zgjedhjeve të vjeshtës në Kosovë.
Hahn për Kosovën gjithashtu theksoi se “ata me pak të drejtë janë të zemëruar me BE, pasi kanë plotësuar 94 kriteret e kërkuara dhe akoma nuk kanë fituar liberalizimin e vizave”. Por kjo situatë mund të ndryshojë pasi edhe Gjermania e ministrit të brendshem Horst Seehofer është promotore e lobingut për liberalizimin e vizave me Kosovën.