Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë me dije se janë bërë mbi dy vjet prej kur kanë parandaluar një keqpërdorim multimilionësh dhe kanë dorëzuar kallëzim penal.
Megjithatë, sipas saj, ende askush nuk është thirrur në përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë.
“Janë bërë më shumë se dy vite, prej kur kemi parandaluar një keqpërdorim multimilionësh dhe kemi dorëzuar kallëzimin penal .
Ka kaluar po aq kohë dhe askush nuk është thirrur në përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë.”, u shpreh Hajdari, përcjell Fol Drejt.