Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në qendër të Selanikut në orët e para të mëngjesit sot.
Një grup hajdutësh, i përbërë nga tre persona hynë në një bar-kafe në zemër të Selanikut, nga ku vodhën 15 mijë euro në vetëm tre minuta.
Video e momentit të vjedhjes së lokalit është bërë virale në rrjetet sociale në Greqi.
Siç shihet në videon e publikuar nga protothema.gr, lëvizjet e hajdutëve janë regjistruar hap pas hapi nga kamerat e sigurisë së biznesit në rrugën “Katuni 31”.
Me një vare në dorë hajdutët lëvizin me shpejtësi dhe çmontojnë kasafortën që ishte vendosur në murin e lokalit Më pas ata vrapuan për te banaku i lokalit, morën paratë që ndodheshin te kasa.
Bëhet e ditur se pronarët e biznesit kanë bërë padi për ngjarjen në polici, ndërsa kanë dorëzuar materialin nga kamerat e sigurisë dhe siç thonë ata, janë në pritje të ecurisë së hetimeve./abcnews.al/