Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në Gjilan, ndërsa bëhet fjalë për një grabitje, shkruan Fol Drejt.
“Gjilan 09.07.2023-03:58. Viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën e cekur” – thuhet ndër të tjera në raport.
Policia njofton se viktima më pas është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë i është grabitur.
Po ashtu, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./FolDrejt/