9 mijë euro para të gatshme dhe 10 mijë euro stoli të arit, dyshohet se janë vjedhur në një shtëpi në fshatin Astrazub të Malishevës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën, me datë 7 shkurt.
Kështu në polici ka deklaruar pronari i shtëpisë, ku ka ndodhur vjedhja.
Ai tha se persona të panjohur kishin depërtuar nga një dritare. Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.