Një burrë me maskë në fytyrë hyri në ndërtesën ku jeton kancelari gjerman Olaf Scholz, raportojnë mediat gjermane.
Gazeta “Spiegel” publikoi foto nga kamerat e vëzhgimit ku shihet një person me maskë, doreza, llambë dhe kapuç duke hyrë në ndërtesën në Potsdam, ku Scholz jeton me gruan e tij Britta Ernst.
Zëdhënësja e policisë Beata Kardels ka thënë për gazetën “Bild” se një burrë i panjohur ka tentuar të hyjë në banesë rreth orës 20:30 kur një fqinj e ka denoncuar në polici.
“Ne mbërritëm në kohë rekord, por i dyshuari u largua”, tha Cardels, duke shtuar se policia po e hetonte rastin.
Ajo deklaroi se bëhej fjalë për një tentativë grabitjeje dhe se kishin shtuar patrullimet përreth ndërtesës dhe lagjet përreth.
Gazeta thekson se kancelari gjerman nuk ndodhej në banesë në momentin e grabitjes, transmeton Fol Drejt.
Ein Einbrecher hat sich Zutritt zu dem Mehrfamilienhaus verschafft, in dem sich die Wohnung von Bundeskanzler Olaf Scholz befindet. Die Sicherheitsmaßnahmen für das Gebäude wurden verschärft:https://t.co/p3J9AkOGx3
— DER SPIEGEL (@derspiegel) March 27, 2023