Një vjedhje grabitqare raportohet se ka ndodhur në Prishtinë.
Atje hajduti ka vjedhur gjësende të ndryshme, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër dhe është larguar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka vjedhur disa gjësende nga nga një lokal, viktima kishte tentuar ta ndalonte të dyshuarin por i njëjti e kishte sulmuar fizikisht atë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.