Një rast i vjedhjes ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Korroticë të Gllogocit.
Rasti u raportua rreth orës 15:10, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe pesëqind e tetëdhjetë (580) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./FolDrejt/