Një grua ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur çantën ndërsa ishte në një autobus në Prishtinë.
Brenda çantës së saj ka pasur një celular, 375 euro para të gatshme dhe pasaporta personale, transmeton Fol Drejt.
Nuk raportohet për të arrestuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjersa ajo ishte duke udhëtuar në autobus, person-a të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur çantën në të cilën kishte: Një telefon celular, 375 € para dhe pasaportën personale. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime nga njësitet policore”, thuhet në raport të policisë./FolDrejt/