Një rast i vjedhjes u raportua gjatë ditës së djeshme në Kamenicë.
Më konkretisht, rasti u raportua në lagjen Çamëria, rreht orës 17:10, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga i/të dyshuar deri më tani të pa njohur është kryer vjedhje në shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes (minahedhës dore), pastaj është njoftuar njësiti për deminim pranë Policisë së Kosovës të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ku në mënyrë të sigurtë kanë tërhequr mjetin e dyshuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/