Kërcënimi me kallashnikov nuk ua trembi syrin.
Madje, rezistencën ndaj hajnave punëtorët e një pompe të derivateve në Maxhunaj të Vushtrrisë e bënë me karrige.
Ata me ulëse, natën e së hënës, ua ndalën turrin tre personave që kishin shkuar aty për të vjedhur.
Pa marrë gjë dhe në këmbë, hajnat ikën në drejtim të Prishtinës.
Në kohën kur ngjarja ndodhi në marketin e pompës, pos stafit, kishte edhe myshterinj.