Ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku reagoi pas ngjarjes së fundit në Gjakovë.
Ai u shpreh se është thellësisht i prekur pas djegies së një pjese të trashëgimisë kulturore në Gjakovë.
Për kërë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.
Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, u shpreh Çeku./FolDrejt/