Shërbimet e sigurisë të Lituanisë thanë se hakerat me lidhje me Rusinë dhe Kinën kanë tentuar vazhdimisht të depërtojnë në kompjuterët e qeverisë lituaneze, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Grupet më aktive kibernetike që veprojnë kundër Lituanisë janë të lidhura me Rusinë dhe Kinën”, thanë agjencitë e inteligjencës ushtarake dhe kundërzbulimit të vendit baltik në një raport vjetor.
“Prioriteti i tyre mbetet mbledhja e vazhdueshme afatgjatë e informacionit në lidhje me çështjet e brendshme dhe të jashtme të Lituanisë”, thanë agjencitë. /FolDrejt/