Hakerët kinezë hynë në llogarinë e emailit të ambasadorit amerikan në Pekin, Nicholas Burns, si pjesë e një operacioni spiunazhi që besohet të ketë kompromentuar të paktën qindra mijëra emaile individuale të qeverisë amerikane, raportoi Wall Street Journal.
Në kuadër të operacionit është hakuar edhe llogaria e ndihmës sekretarit të shtetit për Azinë Lindore, Daniel Krittenbrink, shton gazeta amerikane, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, transmeton Reuters.
Departamenti i Shtetit nuk pranoi të japë ndonjë detaj, duke shtuar se hetimi është ende në vazhdim./FolDrejt/