Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi thirri sot një konferencë për media.
Ai tha se e thirri këtë konferencë për të konfirmuas se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilizim Asocim me BE-në, njofton Fol Drejt.
Ai u shpreh se ky vendim nuk është i papritur dhe foli për arsyen se pse ka ndodhur kjo.
“Çështja kryesore është këtu që z.Kurti mendon që unë do të hidhërohem shumë dhe do bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria. Dy vite pas marrjes së mandatit, z.Kurti është në kërkim të atyre të cilët duan ta rrëzojnë nga qeveria. Unë i kam thënë në fillim të këtyre konferencave, e përsëris edhe sot që unë nuk jam votë kundër qeverisë Kurti dhe nuk do e bëjë qeverinë Kurti viktimë për t’u larguar”, tha ndër të tjera Abazi./FolDrejt/