Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi ka thënë se nuk duhet që të votohet qeveria e re që do të udhëheqet nga Avdullah Hoti duke u munduar t’i nxisë deputetët e koalicionit që janë të pranishëm në sallë të mos e votojnë qeverinë.
Abazi ka shkruar në Facebook se është akt patriotik që të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe.
“Është akt patriotik të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe”, ka shkruar ai në Facebook.
Para pak çastesh ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet qeveria e re e Avdullah Hotit.
Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit nuk ka pranuar ta udhëheqë këtë seancë, dhe atë po e udhëheqë nënkryetari nga LDK’ja, Kujtim Shala