Deputeti Haki Abazi në konferencën e thirrur për media ndër të tjera ka folur edhe për rastin e Astrit Deharit.
Ai ka thënë se ka video incizime për këtë rast.
“Në lajmërimin tim mbrëmë kam thënë se do të flasim edhe për audio-incizimet dhe video-incizimet. Janë dy aspekte në këtë drejtim. Audio-incizimet konfirmojnë diskutimet ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve për brenda parlamentit”, ka thënë Haki Abazi.
“Video-incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, ka thënë ai.
“Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave, dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostra të tjera”, ka thënë Abazi. /FolDrejt/