MPJ-ja ruse tha në një deklaratë me shkrim se diplomatët polakë u shpallën persona të padëshiruar në përgjigje të dëbimit të 45 diplomatëve rusë nga Polonia më 23 mars.
Rusia njoftoi dëbimin e 45 diplomatëve polakë dhe dy bullgarë, si kundërpërgjigje për dëbimin e diplomatëve rusë nga këto vende, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Rusisë tha në një deklaratë me shkrim se diplomatët polakë u shpallën persona të padëshiruar në përgjigje të dëbimit të 45 diplomatëve rusë nga Polonia më 23 mars.
“Më 8 prill, ambasadori polak Krzysztof Krajewski u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse, ndaj tij u shpreh një protestë e vendosur për dëbimin e pabazë më 23 mars të këtij viti të 45 punonjësve të organeve të huaja ruse në Republikën e Polonisë”, thuhet në deklaratë.
“Ambasadorit iu tha se ne e konsiderojmë një hap të tillë si një konfirmim të dëshirës së vetëdijshme të Varshavës për të shkatërruar përfundimisht marrëdhëniet dypalëshe. Përgjegjësia për këtë i takon tërësisht palës polake”, thonë gjithashtu nga MPJ-ja ruse.
Në njoftim thuhet se punonjësit e dëbuar të ambasadës polake në Moskë dhe konsullatat e përgjithshme në Shën Petersburg, Irkutsk dhe Kaliningrad, duhet të largohen nga Rusia deri më 13 prill.
Në një deklaratë tjetër, ministria njoftoi gjithashtu se ka shpallur edhe dy diplomatë bullgarë persona të padërishuar në përgjigje të dëbimit të dy diplomatëve rusë nga Sofja më parë në mars, pa dhënë detaje të mëtejshme./FolDrejt/