Qendra e monitorimit të tërmeteve në Wuhan, një qytet në Kinën qendrore, pësoi një sulm kibernetik të kryer nga hakerë nga jashtë, njoftuan sot autoritetet lokale.
Media shtetërore kineze deklaroi se sulmi ishte “mbështetur nga një qeveri e huaj” dhe se ai erdhi nga SHBA.
Byroja Komunale e Situatave Emergjente në Wuhan tha në një deklaratë se disa pajisje të rrjetit në Qendrën e Monitorimit të Tërmeteve në Wuhan ishin sulmuar kibernetikë nga një organizatë jashtë shtetit, por nuk specifikoi kohën e sulmit, raporton Reuters.