Britaniku Joseph O’Connor, nga Liverpooli, i cili hakoi llogaritë e profilit të lartë në Twitter si pjesë e një mashtrimi të organizuar me bitcoin, është burgosur në SHBA.
Ai u dënua të premten me pesë vjet për krimin kibernetik, tha Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut.
O’Connor, 24 vjeç, hakoi më shumë se 130 llogari në korrik 2020, duke përfshirë ato të Barack Obama, Joe Biden dhe Elon Musk, dhe u deklarua fajtor muajin e kaluar, raporton BBC./FolDrejt/