Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, njoftoi se Ministria e Financave ka procesuar mbështetjen për kursyesit e energjisë elektrike.
Për këtë Murati njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“ Për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe për muajin nëntor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11”.
Për nëntor, janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim.
Për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm.
Çdo kW i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin.
Qeveria për Familjet”, u shpreh Murati./FolDrejt/