Në Podujevë sot është nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet në nevojë, transmeton Fol drejt.
Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi bashkë me humanistin Halil Kastrati, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, nëpërmjet së cilës zotohen për ndërtimin e shtëpive.
Sipas komunikatës zyrtare, Komuna e Podujevës do të participojë me nga 5000 euro për secilën shtëpi, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Bulliqi falënderoi hoxhë Kastratin për ndihmën e vazhdueshme në komunën e Podujevës, si dhe gjithë donatorët të cilët po mundësojnë realizimin e këtij projekti.
“Bashkë do të vazhdojmë të punojmë dhe të realizojmë projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë” – citohet të ketë thënë me këtë rast Bulliqi./FolDrejt/