Sibel Halimi nga radhët e LDK-së ka kritikuar kryeministrin Kurti për sjellje përbuzëve ndaj gazetarëve dhe mungesë transparence.
Në një postim në profilin e saj në facebook, Halimi ka thënë se kryeministri jotransparent i detyron gazetarët të sforcohen panevojshëm për t’i marrë qoftë edhe një deklaratë, transmeton Fol Drejt.
Ajo madje ka shtuar se kryeministri Kurti nuk është transparent as ndaj qytetarëve, ndonëse llogaridhënien e ka detyrë.
“Kryeministri jotransparent i detyron gazetarët të sforcohen panevojshëm për t’i marrë qoftë edhe një deklaratë. Përbuzës ndaj gazetarëve që thjesht bëjnë detyrën, është kryeministri që nuk është transparent me qytetarët në asnjë temë, ndërkohë që llogaridhënien e ka detyrë. Ata të cilët i ka linçuar përmes makinerisë kibernetike të partisë së tij, sot e mori stafetën për t’i tallur, a thua se gazetarët ia kanë fajin për dështimin spektakolar të kabinetit të tij. Megjithatë, tendenca për të fabrikuar armikun e ri të brendshëm, apo fajtorin kujdestar të radhës, do të dështojë, sepse pushteti që i ka krejt, nuk mund të arsyetohet me asgjë.” – ka thënë Halimi./FolDrejt/