Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, foli sot për mungesën e deputetëve të pozitës në seancën e thirrur nga opozita për policinë e Kosovës.
Ai tha se deputetët nuk po marrin pjesë as në komisione, përcjell Fol Drejt.
“Vetëvendosja sot ish zgju në krah të majtë, edhe në komision nuk erdhi asnjë deputet”, u shpreh Haliti.
“Nëse mendoni se ne duhet të jemi të përjashtuar, ejani ta ndërrojmë kushtetutën”, u shpreh tutje ai./FolDrejt/