Të paktën 10 pastrues minash që punojnë për Halo Trust në provincën veriore të Afganistanit Baghlan janë qëlluar për vdekje, dhe më shumë se një duzinë janë plagosur.
Zyrtarët afganë fajësuan talibanët, duke thënë se militantët “filluan të gjuajnë të gjithë” në kompleks. Por CEO i Halo Trust, James Cowan, i tha BBC se “Talibanët lokalë … na erdhën në ndihmë dhe i frikësuan sulmuesit”.
Talibanët gjithashtu kanë mohuar sulmin. Dhuna është rritur kur SHBA filloi të tërheqë trupat e saj të fundit në 1 maj.
Largimi i trupave ndërkombëtare vjen mes një bllokimi në bisedimet e paqes midis qeverisë afgane dhe talebanëve, raporton BBC News, percjell Foldrejt.com