Mediat raportuan se gratë u liruan edhe për shkak të gjendjes së tyre fizike e shëndetësore.
Sipas Al Jazeera-s, dy gratë e mbajtura në robëri nga Hamasi në Gaza janë liruar, sipas grupit palestinez dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).
Një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit tha se dy robërit u liruan pas ndërmjetësimit nga Katari dhe Egjipti.
Në një deklaratë të hënën, zëdhënësi Abu Obeida tha në kanalin Telegram të grupit se robërit ishin liruar për “arsye humanitare dhe arsye të shëndetit të dobët “.
Lirimi i dy pengjeve, 85-vjeçari Yocheved Lifshitz dhe 79-vjeçari Nurit Cooper, u konfirmua nga KNKK.
“Shpresojmë se ata së shpejti do të kthehen me të dashurit e tyre,” tha në X, dikur Twitter.
Hamasi kapi më shumë se 200 njerëz, duke përfshirë izraelitë dhe shtetas të dyfishtë, gjatë një sulmi në jug të Izraelit më 7 tetor./FolDrejt/