Organizata palestineze Hamas njoftoi për trazirat dhe djegien e shtëpive palestineze në qytetin Huwara në Bregun Perëndimor dhe thanë se me këtë lëvizje u kaluan të gjitha vijat e kuqe, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Suhai al-Hindi, nga sektori zyrtar politik i organizatës, tha se nuk mund të vëzhgohet në heshtje shkaktimi i dëmit ndaj popullit palestinez.
“Ne si palestinezë nuk mund ta pranojmë këtë situatë në asnjë mënyrë. Nuk mund të ngremë flamurin e bardhë ose të pranojmë që armiku të dëmtojë popullin palestinez,” tha zyrtari.
Ai theksoi se Hamasit i kërkohet të kundërshtojë vrasjet dhe zjarrvëniet me çdo mjet.
“Okupimi njeh vetëm gjuhën e forcës, jo gjuhën e dialogut, marrëveshjeve dhe takimeve. Këto trazira janë në fakt një shpallje lufte dhe kalojnë të gjitha vijat tona të kuqe,” përfundoi al-Hindi.
Kujtojmë se sot u liruan të gjithë izraelitët që u arrestuan pas trazirave të së dielës.
“Gjashtë persona u liruan të hënën dhe dy të tjerë sot. Të gjithë janë në arrest shtëpiak. Incidentet e rënda të paligjshmërisë do të hetohen tërësisht”, tha policia izraelite. /FolDrejt/