Në një kishë të dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg pati në mbrëmje të shtëna. Policia ndodhet me forca të shumta në vendin e ngjarjes dhe ka dhënë paralajmërim për rrezikun. Nga ndërtesa janë duke u nxjerrë viktimat.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Hamburgut Alsterdorf. Sfondi është i paqartë deri tani. Përmes një paralajmërimi zyrtar për rrezikun nga autoriteti i punëve të brendshme në Hamburg bëhet fjalë për një “rrezik ekstrem”. “Sot rreth orës 21:00 një ose disa doras të paidentifikuar qëlluan ndaj personave në një kishë, thuhet në komunikatën zyrtare. Rrugët rreth vendit të ngjarjes janë bllokuar. Policia u është lutur pjesëmarrësve në trafik që të devijojnë zonën e bllokuar. “Shmangni zonën e rrezikut. Nëse ndodheni brenda zonës së rrezikut qendroni pa lëvizur në vendin ku gjendeni aktualisht dhe mos dilni jashtë.”/DW/