Sipas mediave britanike, Lewis Hamilton kërkon rreth 400 milionë për të vazhduar kontratën me Mercedesin, përcjell Fol Drejt.
Shtatë herë kampioni i botës duhet të vozisë edhe për të paktën dy vite të tjera, pas së cilës do të ketë rolin e ambasadorit.
Viti i kaluar ishte më i keqi në karrierën e Hamiltonit. Ai përfundoi i gjashti në renditjen e pilotëve pa asnjë fitore.
Megjithatë, Toto Wolff dhe drejtuesit e Mercedes duan ta mbajnë Luisin në radhët e tyre sa më gjatë që të jetë e mundur, sepse përveçse një pilot i madh, ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm për promovimin e markës.
Wolff njoftoi se do të ulet në tavolinë kur Hamilton të kthehet në Evropë nga pushimet. Louis aktualisht ndodhet në Antarktidë dhe në rrjetet sociale ka treguar se është në shoqërinë e pinguinëve dhe fokave. /FolDrejt/