Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka thënë se rugovistët tjetër shtëpi nuk kanë përveç LDK-së.
Në llogarinë e tij në Facebook ai ka shkruar se LDK – partia e presidentit historik Ibrahim Rugova – është shtëpia e rugovistëve, njofton Klan Kosova.
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partia e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Atit Themeltar të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Shtëpia e rugovistëve. Rugovistët tjetër shtëpi nuk kanë”.
Kujtojmë se ky reagim vjen pasi deputetja e Listës Guxo në grupin parlamentar të Vetëvendosjes, Doarsa Kica-Xhelili, ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.