Një rast i dhunës familjare është raportuar në komunën e Han Elezit, me ç’rast e lënduar ka mbetur një grua.
Rasti ka ndodhur me datën 9 shkurt, rreth orës 09:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se raportimin e rastit në polici e ka bërë vetë viktima, e cila ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, bashkëshorti dhe djali i tyre.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/