Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara “Handikos”, ka pranuar donacion prej 70 karrocave për personat me nevoja të veçanta, donacion që po jepet për herë të dytë nga Izraeli.
Drejtori i kësaj qendre, Afrim Maliqi, ka falënderuar shtetin e Izraelit për ndihmën e vazhdueshme për këta persona.
Elbert Krasniqi, ministër i Administrit të Pushtetit Lokal, i cili ka qenë i pranishëm është shprehur i lumtur që 70 fëmijë të Kosovës do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ky donacion.