Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

“Hannibal ante portas”-i absurd i LSDM-së

5 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Paraditën e së shtunës së fushatës zgjedhore, thirrur median përballë Gjykatës Themelore Civile – Shkup, për të dhënë edhe spektaklin panoramik të “reformës” në gjyqësor,  ish kryeministri dhe kandidat për kryeministër Zoran Zaev, me një qëndrim stoik para dyerve të drejtësisë civile, sikur në thënien e famshëm latine të luftës triumfuese të Hanibalit ndaj Romës, “Hanibal ante portas” (Hanibali është para dyerve), na deklaroi se ne tre vitet e kaluara, qeveria e tij paska vendosur shtetin e së drejtës. Më pastaj, vetë – kundërshtueshëm, vazhdon të deklarojë atë që premtonte para tre viteve gjatë publikimit të bombave –përgjimeve (harruar se ka qeverisur tri vite). Para portave të gjykatës, vazhdon e deklaron: “Koha është për drejtësi. Nuk ka më kompromis me drejtësinë. Ata që kanë obligim të akuzojnë (prokurorët) dhe gjykojnë (gjyqtarët), të japin drejtësi, dhe jo të njejtën ta bllokojnë. Sistemi i drejtësisë i gjithi do të pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Ata gjyqtar që vetëdijshëm dhe me qëllim vjetërsojnë lëndë, me automatizëm do të përjashtohen, që t`ju lihet hapësirë atyre të cilëve me ndershmëri dhe profezionalizëm e ushtrojnë detyrën. Do të fillojë evidentimi detal i gjendjes së pasurisë se gjithë gjyqtarëve, si dhe revizion pre 5 % i të gjithë akgjykimeve në 5 vitet e fundit,  nëpërmjet një shorti mes lëndëve.”

 

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

Njeriu që gati tre vite ka udhëhequr ekzekutivin dhe që në qeverisjen e tij ka dështuar Prokuroria Speciale; Këshilli për Reforma në Drejtësi (ku ishte kryetar i saj);  ka dështuar cfarëdo rezultati pozitiv i Këshillit gjyqësor dhe prokurorial, si mbykqyrës i gjyqtarëve dhe prokurorëve, e faktuar kjo edhe nga raportet e fundit ndërkombëtare për pavarësinë e gjyqësorit, ky politikan, që është edhe kandidat për kryeministër, harron edhe se kuptohen qartë pazaret e vazhdueshme në kurriz të drejtësisë, me të akuzuar dhe të dënuar të përgjimevë, për ti dhënë këta të fundit mbështetje parlamentare për ligjet e njohura, akoma ky ka guximin të flasë për drejtësinë. Ky kandidat për kryeministër, ka guximin t`ju shesë qytetarëve të njëjtën parrullë propagandistike të para tri viteve, për reformimin e gjyqësorit në mënyrë amatore dhe të palogjikshmë për pozitën e qeverisë. Pa na treguar një projektligj konkret dhe të provueshëm në shtete tjera, se si ta bëjë këtë reformë?!

 

Të shkarkosh gjyqtarë dhe prokurorë me propagandë partiake të fushatës zgjedhore, me vullnet qeveritar, është absurde. Po pse qeveria që drejtoi me vite,  nuk bëri këto shkarkime të ndarësve të drejtësisë në gjykata?! Tragjikomike, me injorancën e papërmirësuar në aspektin e jurisprudencës, për atë se si bëhet reforma në drejtësi, kush e bën këtë reformë dhe kush duhet të jetë garant i kësaj reforme, është vërtet për të ardhur keq. Shkarkimet, emërimet dhe avancimet në sistemin e drejtësisë i përcakton ligji, dhe ligji ka ekzistuar sot e mot, që kur është formuar sistemi i drejtësisë në shtet. I gjithë problemi qëndron tek subjekti që duhet të zbatojë ligjin, dhe ky subjekt nuk detyrohet para ekzekutivit apo të ndikohet nga fjalimet e para dyerve të gjykatave të kryetarëve të qeverive dhe partive politike, se si duhet të veprojë me aktgjykimet dhe procedimet e lëndëve gjyqesore. Përjashtuar ato lëndë gjyqËsore që qeveria, kryetarë e funksionarë, për lëndë të interesave të tyre, i kryejnë nëpërmjet telefonave privat me sekserët e tyre në sistëm.

Reformimin e vërtetë konform ligjit, mund ta bëjë vetëm mekanizmi ligjor, atë që Zaevi dhe klika e tij e ka frikë prej vërteti, duhet ta bëjë dhe mund ta bëjë vetëm mekanizmi ligjor i vetingut të plotë, nga trupa të specializuar, mbikqyrur ndërkombëtarisht dhe provuar  suksesshëm në sistemin e drejtësisë së vendeve tjera.

 

Me këtë mendësi injorante në aspektin e jurisprudencës (supozojmë gjithmonë se ka qëllim të vërtetë për reformuar drejtësinë) edhe 1000 vjet të qëndrojë në pushtet, LSDM-ja nuk mund të reformojë drejtësinë. Ligji i ri i prokurorisë Publike, ska lidhje me luftimin e korrupsionit dhe paaftësinë e gjyqësorit, sepse ai nuk kontrollon subjektin e drejtësisë.  Nuk mund të reformohet drejtësia me vullnet qeveritar, duke ju lexuar parimet e drejtësise Këshillave gjyqësor. Këshilli gjyqësor jo vetëm që ska motiv dhe kapacitet kadrovik të bëjë mbykqyrjen e aktgjkyqimeve nga gjykatat themelore dhe të apelit, por është më shumë një trupë partiake e cili godet, apo më mirë më thënë shantazhon gjyqtarët në interes të njerëzve të pushtetshem politikisht dhe financiarisht të lidhur me politikën. Se për atë drejtësinë tjetër që ndahet në gjykatat ku gjykohet populli, theksuar edhe gjykime me konotacion etnik – racist ndaj shqiptarëve, Këshilli gjyqësor është inekzistent si mekanizëm, sepses s’ka pastërtinë, aftësinë dhe vullnetin e provuar nga filtrat e vetingut (përjashtuar ndonjë anëtar të Këshillave gjyqësor dhe prokurorial, të cilët si të vetëm smund të bëjnë asgjë). Madje mund të thuhet se është Këshill mbulesë, varrmihës i “viktimave” nga gjykatat dhe prokuroritë e korruptuara.

 

A nuk ishte Zoran Zaevi i cili projektligjin e partnerit të koalicionit qeverisës, BDI-së, për vetingun në gjyqësor, e kundërshtonte me formë ironie, duke thënë se nëse do bëhej një veting i tillë si në Shqipërinë administrative, do te mbetemi pa gjyqtarë, prandaj edhe s’mund të aplikohet. A në anën tjetër, Hannibal ante portas absurd i LSDM-së, këtë të shtunë, para dyerve të gjykatës civile në Shkup, shpalos ofertën partiake, verifikimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njejtën përallë që e tregonte këto vite qeverisjeje, me kontrollin e  komisionit për antikorrupsion. Paramendoni, ky kandidat për kryeministër dhe qeveria e tij, do të shkarkoka me automatizëm prokurorët të cilët vjetërsojnë qëllimshëm lëndët penale! Çfarë i duket vetja zotërisë, Këshill prokurorial apo mekanizëm vetingu në zyrën e kryeministrit?! Edhe sikur të ishte të dyja bashkë, përsëri do duhej të ishte shkarkimi i parcaktuar ligjërisht për një akt të tillë! Pa lëre kur thotë që 5% e aktgjykimeve që nga viti 2005, do të kalojnë në revizion sipas një shorti të rastësishëm. Lojëra fati me drejtësinë. Të lutet pupulli i shkretë viktima e gjyqësorit, tju bie shorti i revizionit të lëndëve në këtë lojën e fatit të 5%. Nejse, edhe ashtu është shndërruar vendi në Las Vegasin e Ballkanit të bixhozit, por më një dallim, tek ne lulëzon mjerimi, atje luksi.

 

Sa qindra dhe ndoshta me mijëra lëndë të vlerave të mëdha, i ka vjetërsuar dhe vazhdon ti vjetërsojë Prokuroria publike dhe Këshilli prokurorial në qeverisjen tre vjeçare të LSDM-së.  Secili prej nesh që në një farë mënyre ka pasur të bëjë me sistemin e drejtësisë, secili prej nesh që konsiderohemi të barabartë formalisht para ligjit, por të pabarabartë në kandarin e drejtësisë për nga pesha e dinarit që ndan drejtësinë në gjykatat dhe prokuroritë tona, e di shumë mirë se sistemi është i rrënuar. Nëpërmjet një induksioni i cili niset nga e veçanta për të nxjerrë rrethanën apo arsyetimin e përgjithshëm, mund tju dëshmoj vetëm një prej shumë lëndëve konkrete të njohura për mua, se si Këshilli gjyqësor, në kohën që partia e Zaevit apo qeveria, ka emëruar dhe i ka lejuar në pozicione anëtarë të Këshilit, lejon zjavarritjen e epilogut të një denoncimi penal. Për një denoncim penal te vlerave të mëdha pasurore, të keqperdorimit të detyrës zyrtare, i janë dërguar Këshillit prokurorial në kohezgjatje prej 2 vite e gjysëm, mbi 9 ankesa për zvarritje të epilogut të denoncimit penal  në Prokurorinë themelore të Gostivarit, për vepër penale të një biznesmeni milionësh, të lidhur edhe me pushtetin. Këshilli prokurorial në përgjigjen e ankesave, me tre-katër fjali, arsyetohej se lënda është në shqyrtim nga prokuroria themelore. Në një kohë kur Këshilli prokurorial e di që sipas ligjit, prokuoria në maksimum në afat prej tre muajsh, ose duhet të rrëzojë denoncimin penal, ose duhet të ngreje veprën penale që ndiqet me detyrë zyrtare.

Por që absurdi i Prokurorisë publike të qeverisjes së Zaevit, të jetë edhe më tragjik, Prokuroria themelore, mbas dy vite e gjysëm, (kjo mbas ankesës së fundit në Këshillin prokuorial) sjell njoftim se nuk ajo nuk është kompetente territoriale për procedimin e denoncimit penal, pasi sipas ndyrshimit ligjor, kompetent është bërë Prokuroria e Kërçovës. Edhe kjo një mënyrë tjetër zvarritje e lëndës në favor të vjetërsim. Sepse edhe një jurist amator i drejtësisë e di që sipas ligjit, nëse një lëndë ka filluar të procedohet në një gjykatë apo prokuori, ajo vazhdon të procedohet aty, edhe më pastaj mund të kemi ndryshime ligjore të kompetencave territoriale (këtë ligjdhënësit e kanë dhënë për efikasitet të procedimit të lëndës, mos-zvarritje). Në rastin konkret, Prokuoria themelore ka filluar veprime procedurale, duke marrë palët në pyetje dhe bërë ekspertizat ligjore të akteve të denoncimit penal. Tani pas ndryshimeve ligjore të mbas dy viteve e më shumë, arsyetohet se sipas ligjit të ri, s’është më kompetente lëndore dhe territoriale e denoncimit në fjalë, duke ja dërguar rastin një prokurorie tjetër themelore. E gjitha kjo nënkupton qartë prapavijen e vjetërsimit të lëndës, në lëndë ku janë të dëmtuar me qindra punëtorë, dhe me vetëm një përfitues të padrejtë, një mik i pushtetit gjyqësor, një mik i majmë i këtyre subjekteve të drejtësisë.

Po sa mijëra lëndë të tjera në gjykatat dhe prokuroritë e vendit kanë të njejtin epilog, që njerëzit s’kanë mundësi  ti denoncojnë për nga humbja e shpresës në sistem dhe për nga mekanizmi i pamundur i denoncimit publik adekuat.

 

Kryeministrat dhe kandidatët për kryeministra të rajoni tonë, nuk ju bien daulles se ata do të shkarkojnë gjykatës dhe prokurorë. Por ata thirreshin dhe thirren në ligjin e vetingut, në komisionet adekuate të specializuara dhe monitoruara ndërkombëtarisht, për të pastruar sistemin gjyqësor nga korrupsioni dhe paaftësia, gjë për të cilët dëshmohet dita ditës suksesi dhe lëvdimi nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga popullata e gjërë e atyre vendeve. Prandaj kandidati për kryeministër nga rradhët e LSDM-se duhet të reflektojë seriozisht për reformën në sistemin e drejtësisë, e jo të bëjë demagogun, si para tre viteve të fushatës zgjedhore. Ngase, nëse Zoran Zaev ka dështuar thellë në ndonjë çështje ecenciale qeverisese, është pikërisht sistemi i drejtësisë. Kur flasim për qeverisjen dhe programin e LSDM-së në aspektin e drejtësisë, atë të VMRO-se nuk duhet ta konsiderojmë aspak, sepse ata kryekëput si parti duhet të jenë lënda e parë e drejtësisë së reformuar.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Milani vazhdon me fitore

Lajmi tjetër

Llapi ndali edhe Gjilanin, Ballkani fundosi Vushtrrinë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM